EMRAT/ Tentuan të vrisnin një 18-vjeçar në Korçë, arrestohen dy persona! Si ndodhi ngjarja tre javë më parë! Autorëve i ngeci arma

emrat tentuan te vrisnin nje 18 vjecar ne korce arrestohen dy persona si ndodhi ngjarja tre jave me pare autoreve i ngeci arma



































Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona, në lidhje me një ngjarje të ndodhur tre javë më parë, ku 5 persona tentuan të vrisnin një 18-vjeçar.

arme

Në pranga kanë rënë shtetasit, Andrea Diamandi dhe Idlir Spaho, ndërkohë u proceduan penalisht edhe 2 të tjerë, të cilët fshehën provat materiale të kryerjes së krimit.

Policia sqaron se 27-vjeçari, “Andrea Diamandi më datë 19 qershor në aksin rrugor “Korçë-Voskop”, në bashkëpunim me shtetasit S. S., 25 vjeç, S. S., 33 vjeç, Dh. D., 33 vjeç, dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, me automjetin “Rang Rover” kanë përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. J., 18 vjeç, të cilin dyshohet se kanë tentuar t’a vrasin duke e goditur me mjete të forta në dukje armë zjarri, e cila nuk ka realizuar qitje”.

Ndërsa 51-vjeçari Idlir Spaho dyshohet se ka përkrahur 27-vjeçarin me të cilin ka lidhje shoqërore.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Spahos  në lagjen nr. 4, Korçë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 30 fishekë.

Njoftimi

Korçë/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

Kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari i shpallur në kërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.06.2024, ku në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë tentuan të vrisnin shtetasin M. J.

Arrestohet në flagrancë edhe një shtetas tjetër, i cili përkrahu 27-vjeçarin dhe posedonte në banesë armë zjarri me municion.

Procedohen penalisht edhe 2 të tjerë, të cilët fshehën provat materiale të kryerjes së krimit.

Sekuestrohen 1 armë zjarri automatike dhe municione luftarake.

Komisariati i Policisë Korçë, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e personave në kërkim dhe në vijim të punës hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 19.06.2024, në lagjen nr. 17, Korçë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e njërit prej shtetasve të shpallur lidhur me këtë ngjarje, kanë intesifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat nga këto struktura në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

-A. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 19.06.2024, në aksin rrugor “Korçë-Voskop”, në bashkëpunim me shtetasit S. S., 25 vjeç, S. S., 33 vjeç, Dh. D., 33 vjeç, dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, me automjetin “Rang Rover” kanë përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. J., 18 vjeç, të cilin dyshohet se kanë tentuar t’a vrasin duke e goditur me mjete të forta në dukje armë zjarri, e cila nuk ka realizuar qitje.

Në vijim të veprimeve të kryera po në lidhje me këtë ngjarje, u arrestua në flagrancë shtetasi:

-I. S., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas dyshohet se ka përkrahur 27-vjeçarin A. D., me të cilin ka lidhje shoqërore. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit I. D., në lagjen nr. 4, Korçë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike dhe 1 krëhër me 30 fishekë.

Gjithashtu po nga këto struktura filloi procedimi penal për shtetasit V. D., 62 vjeç dhe R. S., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se këta shtetas kanë ndihmuar autorët e ngjarjes, të fshehin provat materiale, që kanë shërbyer për kryerjen e krimit.

Po punohet për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts