EMRI/ Dhunoi bashkëshorten në sy të fëmijëve, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë

emri dhunoi bashkeshorten ne sy te femijeve arrestohet 30 vjecari ne lezhe
emri dhunoi bashkeshorten ne sy te femijeve arrestohet 30 vjecari ne lezhe

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, pas njoftimeve për 3 raste të dhunës në familje, në Lezhë dhe në Kurbin:

-u arrestua shtetasi Bal Selimi, 30 vjeç, banues në Lezhë, pasi në mënyrë të vazhdueshme dhe në prezencë të fëmijëve të tyre mitur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;

-u arrestua shtetasi Fred Trungshi., 49 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij;

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. C., 49 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë , për veprime të mëtejshme.

Policia e Lezhës apelon për të denoncuar çdo rast të dhunës në familje dhe siguron se reagimi ndaj autorëve, do të jetë i menjëhershëm, ndërsa ndihma për të dëmtuarit nga kjo vepër penale, do të jetë e integruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts