EMRI/ Dy herë i deportuar për vjedhje, i riu shqiptar nuk ndalet, kthehet në Britani dhe shijon jetën e luksit. Ja çfarë shkruajnë mediat britanike

emri dy here i deportuar per vjedhje i riu shqiptar nuk ndalet kthehet ne britani dhe shijon jeten e luksit ja cfare shkruajne mediat britanike
emri dy here i deportuar per vjedhje i riu shqiptar nuk ndalet kthehet ne britani dhe shijon jeten e luksit ja cfare shkruajne mediat britanike

Një i ri shqiptar nuk është ndalur as pas dy herë deportimeve të bëra nga autoritetet britanike. Dorian Puka, 28 vjeç, i akuzuar dhe i dënuar për një sërë vjedhjesh është rikthyer në sërish në Britani dhe ka vijuar të shijojë jetën e luksit, shkruajnë mediat britanike.

Në rrjetet sociale, Puka postonte foto ku shihet duke pushuar në një hotel luksoz me katër yje në bregdetin e Kornuoll, ku çmimet e dhomave nisin nga 250 £ nata. I veshur me një këmishë me printe kafshësh, pantallona të shkurtra dhe sandale, Puka ka postuar edhe foto duke luajtur golf në Carlyon Bay. Në foto të tjera të postuara, i riu shihet po ashtu duke lëvizur në Londër me mjete të shtrenjta si Porsche, Mercedes, BMW dhe Range Rover.

“Puka poston pandërprerë, duke u mburrur për jetën e tij magjepsëse britanike. Ai shpërndan foto nga restorantet e shtrenjta në perëndim të Londrës dhe duke bërë pushime në bregdetin jugor. 28-vjeçari ka arritur t’u shmanget autoriteteve duke jetuar jetën e ëndrrave në Britani për më shumë se dy vjet që kur Home Office u informua për herë të parë se ai ishte kthyer ilegalisht në ishull”, thuhet në artikullin e Daily Mail.

Ndër të tjera në media shkruhet se edhe pse Ministria e Brendshme nuk ka arritur që nga 2021 të zbulojë vendodhjen e hajdutit serial që ka terrorizuar Londrën për gati një dekadë, gazetarët kanë zbuluar se Puka jeton në një apartament me vlerë 250,000 £ në Hounslow, në perëndim të Londrës.

Ai është parë duke u larguar nga kjo banesë me një Mercedes CLS Coupe me vlerë 60,000 £. Ndër të tjera në media thuhet se shkelja flagrante e kontrolleve të imigracionit nga Puka është ilustrimi më i fundit i dështimeve të forcave të kufirit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkohë sa i përket historisë së tij kriminale, 28-vjeçari fillimisht u burgos për 9 muaj pasi tentoi të grabiste një pronë në Twickenham në vitin 2016 dhe u dëbua në 2017. Por, brenda 12 muajsh ai u kthye në Britani, ku kreu një sërë vjedhjesh të tjera në periferi të Londrës.

Herën e dytë ai u kap nga një oficer civil në jug-perëndim të Londrës, teksa mbante në dorë një orë të shtrenjtë të vjedhur. Shqiptari u dënua me tre vite e gjysmë burg, por mori famë në burg pasi postonte në rrjetet sociale foto me të burgosur të tjerë shqiptarë të lidhur me grupet e krimit të organizuar.

Në njërën prej tyre ai ka pozuar me një shok të dënuar dhe ka shkruar: “Nga H.M.P. ne e bëjmë V.I.P….!!!!‘.

Ndërkaq në mars të vitit 2020 ai u deportua për tu rikthyer sërish në Britani, në janar të vitit 2021 duke udhëtuar përmes Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts