
Zbulohet identiteti i pronarit të banesës në Durrës, i cili humbi jetën pasi e zuri poshtë tarraca e banesës.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për Shaban Shehun.
Pronari i banesës, bashkë me fqinjin e tij, 27-vjeçarin me inicialet A. R., ishin duke shembur tarracën, kur diçka nuk ka shkuar siç duhej dhe rrënojat e kanë zënë poshtë.
Qerret, Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 13:15, në fshatin Qerret, është shembur tarraca e banesës së shtetasit Sh. Sh., rreth 55 vjeç, dhe ka zënë poshtë shtetasin Sh. Sh. dhe shtetasin A. R., 27 vjeç (i punësuar nga shtetasi Sh. Sh.), të cilët po kryenin punime ndërtimi.
Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga rrënojat, të të 2 shtetasve. Shtetasi Sh. Sh. (pronari i banesës), për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën, ndërsa shtetasi A. R. është transportuar menjëherë në spital dhe po merr asistencë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al