EMRI/ I dënuar me 3.6 vite burg për tentativë p*rdhunimi, arrestohet në Elbasan 38-vjeçari

emri i denuar me 3 6 vite burg per tentative prdhunimi arrestohet ne elbasan 38 vjecari



































Është arrestuar në Elbasan 38-vjeçari Bekim Skora, i dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për tentativë përdhunimi.

policia

Policia bën me dije se Skora është dënuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm me 3 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.

Njoftimi i policisë

Elbasan/Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Ndalohet një 38-vjeçar i dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.

Komisariati i Policisë Elbasan, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Bekim Skora, 38 vjeç, banues në Elbasan, të cilin Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 6 muaj burgim), për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Si ka ndodhur ngjarja 

Rasti në fjalë mësohet se ka ndodhur 8 vite më parë, në vitin 2017, ku Skora, ka tentuar të përdhunojë një vajzë, atëkohë, 24-vjeçe.

Bekim Skora u arrestua, u hetua dhe u gjykua gjatë kohës që ishte në qeli. Por, jashtë saj, “viktima” dhe familja e saj kanë tentuar të bëjnë pazar me këtë ngjarje, duke kërkuar fillimisht 3, më vonë 5 dhe në fund 4 milionë lekë të vjetra për ta tërhequr denoncimin.

Ngjarja u denoncua në emisionin “Fiks Fare” nga bashkëshortja e të pandehurit, Lirie Skora, nënë e dy fëmijëve 2 dhe 4 vjeç. Ajo rrëfeu se burrin e saj e kanë futur në kurth, pasi që në momentin e parë e deri në momentin e denoncimit, familjarët e vajzës, por në fund edhe vajza, i kanë kërkuar vazhdimisht lekë.

Pas bërjes publike të rastit, “viktima”, Matilda Xhina, vajza 24-vjeçare nga Elbasani, e shoqëruar nga i fejuari i saj, Hergys Abazi, mohuan pazaret për lirimin e autorit Bekim Skora.

Fillimisht, Matilda tregoi ngjarjen, teksa tha se autori i dyshuar e kishte ndjekur, e kishte prekur dhe më pas ishte larguar.

Ajo e kishte ndjekur deri në momentin e arrestimit nga policia, kur pa se autori e kishte zinxhirin e pantallonave zbërthyer. Gjatë gjithë kësaj ngjarje, që nga tentativa për përdhunim, e deri te arrestimi, Matilda fliste në telefon me të fejuarin, madje i ka treguar edhe se ku kishte shkuar autori.

Në lidhje me videoregjistrimin dhe pazaret me bashkëshorten e të arrestuarit, Matilda pohoi se i kishte thënë me ironi dhe nerva e sipër. Megjithëse në filmime përmend gjyqtarë dhe sekretare gjqyësore, ajo pohoi se nuk e di as vetë përse i ka përmendur.

LEXONI EDHE: Video e plotë e përgjimit/ Denoncon 30-vjeçarin për përdhunim, i kërkon gruas së tij 5 mln lekë: Po më deshi qejfi…

LEXONI EDHE: I kërkoi 5 mln lekë gruas së përdhunuesit për të hequr padinë, flet vajza: Ja e vërteta

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts