Emri/ I dënuar me 7 vite burg për trafik droge, kush është 41-vjeçari i arrestuar në Ballsh

emri i denuar me 7 vite burg per trafik droge kush eshte 41 vjecari i arrestuar ne ballsh
emri i denuar me 7 vite burg per trafik droge kush eshte 41 vjecari i arrestuar ne ballsh

Një 41-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Fierit, pasi rezulton në kërkim nën akuzën e përfshirjes në shitjen e lëndëve narkotike.

Alfred Koxhaj, është dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Apelit të Vlorës, e cila ka njohur një vendim të autoriteteve gjyqësore të Greqisë.

Njoftimi:

Ndalohet një 41-vjeçar i shpallur në kërkim sepse ishte dënuar me 7 vjet burgim, pas njohjes së vendimit të një gjykate greke, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Alfred Koxhaj, 41 vjeç, banues në Ballsh.

Gjykata e Apelit të Vlorës ka njohur një vendim të autoriteteve gjyqësore të Greqisë, për dënimin e 41-vjeçarit, me 7 vjet burgim, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts