Emri i peshëngritësit në listën e personave që pastruan paratë e Kreshnik Musabelli, reagon Briken Calja: Jam sportist profesionist, aktivitete të tilla s’kanë lidhje me emrin tim



Brikel Calja

Pas shkrimit të publikuar në Gazetën Panorama, peshëngritësi Briken Calja ka reaguar duke i quajtur të pavërteta lajmet për përfshirjen e tij në pastrimin e parave të shtetasit, Kreshnik Musabelli.

Calja thekson se është sportist profesionist dhe se akuzat e tilla s’kanë lidhje me emrin e tij.

Ndërkohë që Panorama disponon vendimin e Gjykatës, në të cilën emri i sportistit të njohur figuron në listën prej 13 personash, të cilët janë përfshirë në skemën e pastrimit të parave.

“Marr shkas nga disa shkrime në gazetat e sotshme të përgënjeshtroj të gjitha ato që shkruhen vërdallë për të njollosur emrin tim.

Unë jam sportist profesionist, me një karrierë të gjatë profesionale dhe me suksese të njëpasnjëshme të cilat na kanë bërë krenar të tërëve si shqiptar.

Briken Calja i ka sukseset dhe medaljet prej punës disavjeçare në palestër.

Pse duhet të ketë lidhje  një sportist i rangut tim me aktivitete të tilla që citohen në shkrim?!

Aktivitete të tilla nuk kanë lidhje me emrin e Briken Calja-s, jemi dy drejtëza paralele që nuk kemi asnjë pikë të përbashkët me njëri-tjetrin.

Ju lutem herë tjetër para se të shkruani diçka, të paktën kini durimin dhe profesionalizmin që lajme të tilla të kenë njëfarë vërtetësie”, thekson peshëngritësi.

VENDIMI

Në kuadër të sekuestrimit të pasurive prej 700 mijë eurosh në emër të shtetasit Kreshnik Musabelli, çështja ndaj të cilit është dërguar në Gjykatën e Lartë nga Prokuroria e Elbasanit, pasi Gjykata e Apelit të Durrësit vendosi kthimin e pasurive duke rrëzuar kështu vendimin e Gjykatës së Elbasanit.

Midis 13 personave që kanë lidhje me personin e hetuar është edhe peshëngritësi Briken Çalja. Ekzistojnë të dhëna për veprimtari kriminale nga ana e personit nën hetim Kreshnik Musabelli, nipi dhe njëkohësisht pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga shtetasi Nik Braka (Besnik Braka alias Nik Vojacek), i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me 14 vjet burgim.

Në këtë grup, shtetasi Kreshnik Musabelli ka negociuar me persona të tjerë për tregtimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në vendet e Bashkimit Evropian. Gjithashtu, i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike rezulton edhe vëllai i Kreshnik Musabelli, shtetasi Gertian Musabelli, i cili në vitin 2004, është evidentuar nga autoritetet greke për veprimtari të paligjshme të trafikut të drogës. Të dhënat janë administruar nga zyra e Interpol Athina.

LEXO Artikulli i plotë

Briken Calja vendimi prona-Cufo 1Briken Calja-1

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *