EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë

emri i shpallur ne kerkim nderkombetar per vrasje arrestohet 29 vjecari ne vlore
emri i shpallur ne kerkim nderkombetar per vrasje arrestohet 29 vjecari ne vlore

Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

Sipas burimeve policore, Hasim Musaraj (Murataj), në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, në tetor të vitit 2017, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin Shpëtim Frashëri në Itali.

Sakaq, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e shtetasve me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime kundër personit.

Operacioni policor i koduar “Red Fox”, u zhvillua nga shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Lokalizohet si rezultat i inteligjencës informative, kapet dhe vihet në pranga, 29-vjeçari, Hasim Musaraj (Murataj) i kërkuar nga autoritetet e Italisë, për vrasje me armë zjarri.

Shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Vlorë, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të kërkuar nga Italia, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Red Fox”.

Në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “Uji i ftohtë”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi Hasim Musaraj (Murataj). Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe si rezultat i veprimeve profesionale, është neutralizuar dhe vënë në pranga shtetasi Hasim Musaraj (Murataj), 29 vjeç, banues në Vlorë.

Nga verifikimet e kryera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Torinos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

29-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, në tetor të vitit 2017, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin Sh. F.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts