Emri/ Ishte shpallur në kërkim për kanosje me armë, arrestohet 42-vjeçari në Vlorë

emri ishte shpallur ne kerkim per kanosje me arme arrestohet 42 vjecari ne vlore
emri ishte shpallur ne kerkim per kanosje me arme arrestohet 42 vjecari ne vlore

Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar për kërcënim me armë është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Vlorës.

Mësohet se Adion Xhuveli ishte dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Në vitin 2021 raportohet se ai ka kanosur një shtetase 45 vjeçe, se do t’i publikonte foto personale të saj, nëse ajo nuk i jepte një shumë parash.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një 42-vjeçar në kërkim, i dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

Adion Xhuveli, 42 vjeç, banues në Orikum.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 3 muaj burgim, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, pasi në vitin 2021, ka kanosur një shtetase 45 vjeçe, se do t’i publikonte foto personale të saj, nëse ajo nuk i jepte një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts