EMRI/ Me fishekun në fole gati për qitje, arrestohet 36-vjeçari në Lezhë, ja çfarë iu gjet tjetër në makinë

emri me fishekun ne fole gati per qitje arrestohet 36 vjecari ne lezhe ja cfare iu gjet tjeter ne makine
emri me fishekun ne fole gati per qitje arrestohet 36 vjecari ne lezhe ja cfare iu gjet tjeter ne makine

Shëngjin, Lezhë/Goditje të njëpasnjëshme armëmbajtjes pa leje, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”, nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Lezhë.

I armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, arrestohet 36-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe 2 automjete të këtij shtetasi.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut dhe i punës së inteligjencës policore, që po kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kalibri”.

Gjatë operacionit, në rrugën e Kunes, Shëngjin, shërbimet e Policisë ndaluan për kontrolle, automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin Xh. S.. Nga kontrollet, këtij shtetasi iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.

Më tej, nga kontrollet në një automjet tip “Golf”, në rrugën “Fran Ivanaj”, Shëngjin, gjithashtu në pronësi të këtij shtetasi, u gjetën 18 fishekë të tjerë.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. S., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts