EMRI/Ndezi qëllimisht zjarr dhe dogji një sipërfaqe toke në fshatin Tragjas, arrestohet një 56-vjeçar

emri ndezi qellimisht zjarr dhe dogji nje siperfaqe toke ne fshatin tragjas arrestohet nje 56 vjecar

56-vjeçari Agron Ahmetaj ka përfunduar në prangat e policisë pasi dyshohet se ka ndezur qëllimisht një zjarr, ku si pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke.

Ai ndezi zjarr në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bypassit”, në territorin e fshatit Tragjas, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me pemë dhe me shkurre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • foto galeri
  • foto galeri

NJOFTIMI I POLICISE

Ndezi qëllimisht zjarr dhe si pasojë dogji një sipërfaqe toke në fshatin Tragjas, arrestohet 56-vjeçari.

Si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve të shpejta operacionale në vendngjarje, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 56 vjeç, banues në Vlorë.

56-vjeçari ka ndezur qëllimisht zjarr, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bypassit”, në territorin e fshatit Tragjas, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me pemë dhe me shkurre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts