EMRI/ Organizonte lojëra fati në kundërshtim me ligjin, arrestohet 45-vjeçari, sekuestrohen disa kompjuterë

emri organizonte lojera fati ne kundershtim me ligjin arrestohet 45 vjecari sekuestrohen disa kompjutere
emri organizonte lojera fati ne kundershtim me ligjin arrestohet 45 vjecari sekuestrohen disa kompjutere

Finalizohet operacioni “Basti i fundit”. Policia e Kurbinit bën me dije se gjatë kontrolleve për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme të lojërave të fatit, janë sekuestruar 8 kompjuterë.

Në kërkim është shpallur poseduesi i këtyre kompjuterëve dhe njëkohësisht pronari i lokalit, Arta Sula.

NJOFTIMI

Kurbin/Finalizohet faza e tretë e operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Si rezultat i kontrolleve, në një lokal në katin e parë të një pallati, gjenden dhe sekuestrohen 8 kompjutera që shërbenin për lojëra fati. Identifikohet dhe shpallet në kërkim poseduesi i këtyre kompjuterave, njëkohësisht pronar i lokalit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, të mbështetura nga inteligjenca policore, si dhe në vijim të operacionit të koduar “Basti i fundit”, kanë ushtruar kontrolle në ambientet e një lokali jashtë funksionit, në katin e parë të një pallati në lagjen “Drita”, ku dyshohej se organizoheshin lojëra fati me kompjutera, në kundërshtim me ligjin. Nga kontrollet, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 8 kompjutera që shërbenin për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Si rezultat i veprimeve hetimore për këtë rast, u identifikua dhe u shpall në kërkim poseduesi i dyshuar i këtyre pajisjeve, shtetasi A. S.(alias J. P.) 45 vjeç, banues në Mamurras, njëkohësisht, pronari i lokalit ku u gjetën kompjuterat. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Gjatë 2 fazave të mëparshme të operacionit “Basti i fundit”, janë vënë në pranga 3 shtetas, janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe janë sekuestruar 13 kompjutera, 2 tavolina pokeri, 2 valixhe me çipsa, celularë dhe pajisje të tjera që shërbenin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts