EMRI/ Qëlloi veten me kallashnikov, 53-vjeçari është me profesion infermier. Plumbi i kaloi tej për tej trupit, por nuk i preku organet jetësore

emri qelloi veten me kallashnikov 53 vjecari eshte me profesion infermier plumbi i kaloi tej per tej trupit por nuk i preku organet jetesore































Të tjera detaje kanë dalë nga vetëplagosja me kallashnikov e 53-vjeçarit në Tiranë, i cili mësohet se është me profesion infermier në spitalin e Traumës në kryeqytet.

ambulance

Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur Astrit Tota, i cili punon infermier te Trauma. Ai  ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se 53-vjeçari plumbin e ka marrë mbi zemër, duke i kaluar tej për tej trupit, por pa i prekur asnjë organ jetësor.

“Më datë 28.05.2024, rreth orës 16:30, në rrugën “Mihal Grameno”, ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri kallashnikov, në banesën e tij, shtetasi A. T., 53 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia në njoftimin zyrtar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts