EMRI/ Vrau motrën e gruas në Elbasan, 58-vjeçari arrestohet teksa tentonte të arratisej me sëpatën e gjakosur në duar

Fshati Kusarth në Elbasanit është tronditur mesditën e sotme nga një krim brenda familjes, ku 44-vjeçarja Alma Qevani, është goditur për vdekje me sëpatë nga bashkëshorti i motrës së saj.

Policia bëri me dije se autorit është pikasur nga efektivët teksa vraponte me sëpatën e gjakosur në dorë, në afërsi të fshatit Shirgjan.

Pasi e kanë ndjekur, policia ka vënë në pranga autorin, shtetasi Tefik Tashi, 58 vjeç.

Ky i fundit e kishte lënë fillimisht të plagosur kunatën, e cila pasi është transportuar në spital, nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts