“Ende pa përgjigje”/ Deputeti i PD i drejton sërish tre pyetjet qeverisë për kullat pa leje: Rama është i kapur









Deputeti i PD, Ervin Salianji ne nje deklarate per mediat nga Sheshi Skenderbej i ka drejtuar qeverise tre pyetjet lidhur me kullat pa leje ne Tirane, per te cilat ne rruge zyrtare nuk ka marre ende pergjigje, dhe pse ka dy jave qe i ka depozituar. 

Salianji theksoi se “qeveria nuk e ka një përgjigje se është e kapur dhe e pafuqishme dhe ligji nuk është i barabartë për të gjithë”.

Ervin Salianji: Më 13 shtator 2022 iu drejtova qeverisë në cilësinë e deputetit, me disa pyetje:

1. Sa është numri i subjekteve të konstatuara e qeverisë e IKMT që kanë kryer ndërtime të paligjshme apo shkelje të lejes së ndërtimit? Të na vënë në dispozicion listën e objekteve të konstatuara në paligjshmëri.
2. Sa është nr i ndërtimeve të paligjshme që janë referuar në Prokurori?
3. A janë marrë masa adminsitrative apo kallëzuar penalisht zyrtarë apo institucionet që kanë pasur për detyrë mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e paligjshme, ja vendos në dispozicion emrat e funksionarëve dhe pozicionet e tyre.

Sot pas dy javësh qeveria nuk e ka një përgjigje se është e kapur dhe e pafuqishme dhe ligji nuk është i barabartë për të gjithë.

Për një kotec pulash 80 vjec shkoi në prokurori, një qytetar tjetër u arrestua se po ndërtonte pa leje avlli shtëpie, për fat të keq, mediat raportuan që ndaj tij u morr masa arrest me burg, më 7 maj bashkëshortja bëri aksident teksa i shkonte në burg.

0f7fdac5-f1bd-482a-aef4-5f662d50ebd0

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *