“Ëndërroj të drejtoj Romën, pata kontakte por…”, Panuçi: Duhet një skuadër e ndërtuar me njerëz që e njohin futbollin









Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, ka dhënë së fundmi një prononcim për mediat italiane, teksa nuk e ka fshehur dëshirën që në një të ardhme të drejtojë Romën, skuadrën me të cilën shkroi historinë në karrierën e tij të suksesshme si futbollist.

pANUCI ROMA

Në deklaratën e tij të dhënë për “Radio Radio”, Panuçi analizoi ecurinë e skuadrën kryeqytetase, ku u ndal kryesisht tek sezoni që po zhvillon Roma.

“Roma është një terren fantastik me pasion të vërtetë, me tifozë të shkëlqyer. Nevojitet personalitet për të përballuar terrenin e Romës. Duhet një skuadër e ndërtuar me njerëz që e njohin futbollin dhe Murinjo është i tillë. Më pas në fushë shkojnë lojtarët.

E ardhmja si trajneri i Romës? Të gjithë e dinë se kush jam unë dhe nuk më takon mua ta them këtë gjë. Nevojiten njerëz që e duan Romën. Përpara se të merrnin Rudi Garsian, patëm kontakte me Romën, por asgjë nuk u konkretizua.

panuci

Gjithmonë kam ëndërruar që të trajnoj një ditë Romën, por këtë gjë duhet ta meritoj. Tani ata kanë një trajner të madh, i cili ka dhe gjithë durimin e duhur. E gjithë Roma ka qenë e duruar me të dhe tani po vijnë edhe frytet e punës”, u shpreh ndër të tjera Panuçi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.