Ëndërron Juvja/ Bardhezinjtë, gati të rikthejnë kampionin e botës në Torino








Nuk është mister fakti që Juventusi kërkon prej vitesh një rikthim të francezit Pol Pogbasë në “Allianz Stadium”. Prej vitesh tashmë edhe tifozët e “Zonjës së Vjetër” e kanë nxitur klubin të fillojë tratativat për mesfushorin që te Junajtid nuk është më i kënaqur.

Pogba dhe Dibala

Agjenti i tij, Mino Raiola, është vënë në lëvizje prej kohësh për t’i gjetur një sistemim të ri. Kohët e fundit u fol për një shkëmbim Pogba-Varan mes Mançester Junajtidit dhe Realit të Madridit, por së fundmi, një foto në “Intagram” e Pogbasë me Dibalën ka bërë që tashmë tifozët juventinë të shpresojnë akoma më shumë për kthimin e mesfushorit në Torino.

Në Majemi, Pogba ndodhet për pushime, pas aventurës të mbyllur para kohe në “Euro 2020”, ku Franca u eliminua me penallti përballë Zvicrës së Granit Xhakës. Në këtë ndeshje Pol arriti të shënonte golin e tretë të takimit për gjelat si dhe realizoi një nga penalltitë gjatë serisë që në fund dënuan ekipin e Deshampit, me një eliminim që nuk është kapërdirë mirë nga mediat transalpine.

Pushimet në Amerikë, duket se do t’i shërbejnë Pogbasë për të rikthyer qetësinë mendore tepër të nevojshme për të përballuar sezonin e ri. Fakti që me të ndodhet Dibala, mund të shërbejë që mesfushori të mendojë seriozisht ta pranojë këshillën e mikut të tij për t’u larguar nga Junajtidi, shto këtu faktin që te bardhezinjtë është kthyer Masimiliano Alegri.

Me Juventusin, francezi ka kaluar momentet më të mira të karrierës së tij, duke u shndërruar në një nga mesfushorët më të mirë në botë. I ardhur me parametër zero në vitin 2012, kur trajner ishte Konte, që në vitin e parë, u dallua, për fantazinë e tij në mesfushë. Pogba, në Torino, ka fituar 4 herë kampionatin italian, 2 herë Kupën e Italisë si dhe është kualifikuar një herë në finale të UEFA Champions League. Në vitin 2016, ai u bë shitja më e shtrenjtë e Juventusit, duke u transferuar për 120 milionë euro te Mançester Junajtidi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *