“Ëndrra që ne kemi”/ Osmani: Kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk kanë asnjë kuptim, ndarja në vija etnike nuk zgjidh problemet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një debati në John Hopkins në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se të kesh dy vende në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, së bashku me Shqipërinë, të dy vendet i bën më të forta.

Osmani tha se nëse kufijtë mes Kosovës e Shqipërisë nuk do të kenë më asnjë kuptim, kjo është ëndrra e përbashkët e të dy vendeve.

“Të kesh dy vota në organizatat ndërkombëtare na bën më të fortë dhe të punojmë krah për krah për të hequr barrierat tregtare e ekonomike dhe për t’u bashkuar në Bashkimin Evropian si vende të pavarura, por nëse kufijtë nuk do të kenë më asnjë kuptim, kjo është ëndrra që ne ndajmë”, është shprehur Osmani, njofton Klankosova.tv.

Osmani në këtë debat ka folur edhe mbi çështjen e shkëmbimit të territoreve, duke thënë se ndarja në vija etnike nuk çon kurrë në zgjidhjen e problemeve.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *