14:57 21/09/2023
Dorëzimi i separatistëve armenë do të dobësojë fuqinë e Rusisë në rajon
Pas një ofensive ushtarake 24 orëshe kundër forcave etnike armene enklava e Nagorno-Karabakh është tërësisht nën kontrollin e Bakusë.
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev vlerësoi heroizmin e ushtrisë disa orë pasi forcat ranë dakord të dorëzoheshin. Ai tha se forcat armene kishin filluar të dorëzonin armët dhe të largoheshin dhe se 120,000 armenë të Karabakut do të ishin në gjendje të merrnin pjesë në zgjedhjet në Azerbajxhan, të arsimoheshin dhe të praktikojnë fenë e tyre të krishterë në kombin e tij me shumicë myslimane. Dorëzimi i separatistëve armenë pritet të dobësojë fuqinë e Rusisë në rajon. Zemërimi ndaj Moskës, e cila ka paqeruajtës në terren dhe ndihmoi në arritjen e një marrëveshjeje të armëpushimit në vitin 2020 pas një lufte 44-ditore është rritur.
Kjo situatë mund të shkaktojë trazira politike edhe në Armeninë fqinje, ku disa forca politike janë të zemëruara që qeveria nuk ishte në gjendje të bënte më shumë për të mbrojtur armenët e Karabakut.
Nagorno Karabaku, i njohur si Artsak nga armenët, është një zonë malore pa dalje në det, në Kaukazin e Jugut.
Që nga rënia e Perandorisë ruse në vitin 1917, edhe Azerbajxhani, edhe Armenia thonë se kanë kontroll mbi të.
Territori njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por banorët e tij janë kryesisht armenë etnikë dhe kanë qeverinë e tyre, e cila ka pasur vazhdimisht lidhje të ngushta me qeverinë në Armeninë fqinje, por nuk është njohur zyrtarisht prej saj apo shteteve të tjera anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Klan News
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al