Enrique Inglesias performon sot në sheshin “Skënderbej”, ngrihet skena gjigande

Nëse ende nuk e ke marrë biletën për të përjetuar një mbrëmje të paharrueshme nën ritmet e muzikës latine, nxito. Ylli spanjoll i muzikës latine dhe pop, Enrique Inglesias, do të performojë për herë të parë para publikut shqiptar, në sheshin ‘Skëndërbej’, mbrëmjen e sotme. Sheshi ‘Skëndërbej’ është shndërruar në një skenë gjigante, për të mirëpritur mijëra admirues dhe fansa të këngëtarit me famë botërore.

Enrique Iglesias do të hapë kështu edhe Javën e Kulturës Spanjolle, që nis sot në kryeqytet. Koncerti do të nisë në orën 21:30 dhe do jetë një mbrëmje e paharrueshme. Biletat i gjeni në faqen zyrtare backstage.al dhe fizikisht në info point në “Sheshin Italia” dhe në Sheshin “Skënderbej”, si dhe njëkohësisht në sportelin e Teatrit të Operas dhe Baletit, që vazhdon të jetë i hapur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts