Entuziazëm në Ukrainë pas shpërthimit në urën që lidh Krimenë me Rusinë

22:19 08/10/2022

Videot e urës së dëmtuar të Krimesë janë bërë mjaft virale në të gjithë botën dhe kjo tanimë po krahasohet me fundosjen e luftanijes ruse Moskva në muajin Prill.

“Kryqëzori me raketa Moskva dhe ura e Kerçit, dy simbole famëkeqe të fuqisë ruse në Krimenë e Ukrainës – janë rrëzuar,” shkroi në Twitter Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Aktivistët e Ukrainës, plot entuziazëm kanë nxjerrë meme nga më të ndryshmet për të “festuar” këtë ngjarje. Po ashtu, banka e dytë më e madhe e Ukrainës, Monobank, thotë se tashmë ka lëshuar një dizajn të ri karte debiti që paraqet urën e shembur.

Oleksii Danilov, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, nuk ishte i vetmi që vuri në dukje se sulmi ndodhi vetëm një ditë pas ditëlindjes së 70-të të Vladimir Putinit, duke postuar në Twitter një video të urës së dëmtuar pranë performancës së famshme të Marilyn Monroe të Happy Birthday, zoti President nga 1962.

Pas disa javësh lajmesh kryesisht të mira nga fronti i betejës, ku forcat ukrainase vazhdojnë të rimarrin territorin e pushtuar nga Rusia, pamja e urës së gjymtuar dhe të djegur është një nxitje masive shtesë për moralin e ukrainasve./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts