Epidemia në Detin e Kuq vret iriqët e detit

09:23 28/05/2023

Shkencëtarët shprehen se një parazit po shkakton vdekjen e shpejtë duke rrezikuar shkëmbinjtë koralorë

Një epidemi vdekjeprurëse ka vrarë të gjithë popullsinë e iriqëve të detit në Gjirin e Eilat në muajt e fundit dhe vazhdon të përhapet përmes Detit të Kuq duke kërcënuar shkëmbinj nënujorë koralorë.

E gjithë popullata e iriqëve të zi u zhduk brenda disa muajsh, sipas një ekipi nga Universiteti i Tel Avivit. Hultimimi i botuar në revista shkencore, citon vdekshmërinë masive të kësaj popullate në vende të tjera të rajonit, duke përfshirë Jordaninë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite.

Eilat, një qytet turistik në bregun verior të Detit të Kuq, është një vend i njohur për zhytje. Shkencëtarët që studiojnë zonën e konsiderojnë atë një strehë koralesh.

Shkencëtarët dyshojnë se faktorët kryesorë që mund të kenë sjellë ngordhjen e kësaj popullate janë parazitët ciliar që shkaktojnë vdekjen e menjëhershme të iriqëve të detit. I njëjti parazit vrau iriqët e detit në Karaibe.

“Iriqët e detit janë një lojtarë kyç ekologjik. Pra, nuk është vetëm një specie që mbetet në shkëmbinj nënujorë koralorë, është një specie që është thelbësore për mirëqenien e shkëmbinjve koralorë dhe pa këto specie, bota nënujore nuk një të ardhme të mirë. Fatkeqësisht, nuk mund të bëhet asgjë për ta ndaluar këtë.”

Iriqët ushqehen me alga dhe janë jetik për ruajtjen e shkëmbinjve koralorë. Në vetëm dy ditë, “Diadema setosum” një iriq deti, i zi me gjemba të gjatë tanimë është kthyer në një skelet, sipas shkencëtarëve në Universitetin e Tel Avivit. Disa dalin të vdekur në breg, të tjerët hahen nga peshqit.

Shenjat e para se kjo popullatë po humbiste u shfaq si fillim në Detin Mesdhe, ku iriqët e detit kanë pushtuar me kalimin e viteve bregdetin ndoshta përmes Kanalit të Suezit, dhe më pas janë kthyer po prapë në Detin e Kuq. Sipas Bronstein, ka pasur raportime nga shumë shkencëtarë disa muaj më parë nga Greqia dhe Turqia për vdekjen e iriqve të detit.

“Ajo që më shqetëson më shumë është se ne aktualisht kemi vetëm pak mundësi për të bërë diçka. Sëmundja që ka prekur iriqët e detit ka nisur që në Mesdhe dhe tanimë virusi është përhapur edhe në Detin e Kuq. Nëse duam të krijojmë një popullsi pjellore, duhet të veprojmë sot. Ne kemi nevojë për iriqët e detit, ashtu si ne kemi nevojë për organizma të tjerë në mjedis për të mbajtur ekuilibrin.”

Studiuesit paraqitën një raport autoriteteve mjedisore izraelite dhe ata tani po shqyrtojnë hapa urgjent për të mbrojtur shkëmbinjtë koralorë pranë qytetit turistik izraelit të Eilat, i cili është i njohur për koralet e tij unike. 

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts