“Era e ndryshimit po fryn kudo”- Lulzim Basha flet para qytetarëve të Fierit: Me keni falur emocione gjatë këtyre viteve, por asnjëherë si sot!

SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbajti sot një fjalim para qytetarëve të Fierit, ku u shpreh se era e ndryshimit po fryn kudo në Shqipëri.

VBash1

 “Më keni falur gjatë këtyre viteve emocione të jashtëzakonshme, por asnjëherë si sot, me këtë pritje të mrekullueshme. Era e ndryshimit po fryn kudo në Shqipëri dhe e shoh në sytë e mbarë shqiptarëve, e dëgjoj në zërin tuaj. Era e ndryshimit po vjen, një çlirim shpirtëror, një çlirim nga stresi. Ju falënderoj nga zemra. 25 prilli do të jetë një ditë e mirë për çdo shqiptarë. Dua tu lus nga zemra të respektojmë kushtet me të cilat ndodh kjo fushatë, të mbajmë maskat distancën, por ta çojmë edhe më lart frymën e shpresës, frymën e fitores. Bashkë do fitojmë, Shqipëria do fitojë”, tha Basha.

Mandej kryedemokrati vijoi takimet me qytetarë dhe biznese të vegjël. Duke biseduar me disa të mitur, Basha iu drejtua atyre me fjalët: “Ju jeni brezi i parë që do të jeni europian në të gjitha kuptimet”.

Ai bisedoi edhe me një vajzë të re që deklaroi se është një socialiste e zhgënjyer e cila u shpreh: “Jam një ish-socialiste e zhgënjyer, nga këta manipulatorë. Nga një kryeministër që ka 8 vite dhe thotë kjo ishte gjysma e rrugës sonë. Jam Kamela Troka”.

Takimi i Lulzim Bashës në Fier ishte planifikuar të mbahej ditën e hënë, por u anulua në momentet e fundit për të respektuar ditën e zisë në nder të ish-kryeministrit dhe deputetit të ndjerë socialist Bashkim Fino.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *