Erdhi radha e të dashurës së Putinit, gjimnastja simpatike s’u shpëton sanksioneve të BE

erdhi radha e te dashures se putinit gjimnastja simpatike su shpeton sanksioneve te be
erdhi radha e te dashures se putinit gjimnastja simpatike su shpeton sanksioneve te be

E dashura e pretenduar e liderit rus, Vladimir Putin, Alina Kabaeva, i është shtuar paketës së gjashtë sanksioneve që po shqyrtohen nga BE.

Jeta private e liderit rus është e ruajtur me kujdes, por ajo përflitet se është e dashura e tij. Putin fillimisht e mohoi këtë, por raportet thonë se ajo ka sjellë në jetë fëmijët e tij.

Dy burime i kanë thënë BBC-së në Bruksel se ajo është në listën e sanksioneve të Komisionit Evropian. Kjo për shkak të rolit të saj si kryetare e Grupit Kombëtar të Medias të Rusisë, një perandori televizive dhe mediatike me zotërime në kanale dhe faqe interneti të ndryshme.

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë vënë në shënjestër pasuritë e dy prej vajzave të Putinit në martesën e tij të parë, por nuk kanë vepruar kundër Kabaevës.
Ndërsa 27 shtetet e BE-së janë të përfshirë në negociata të vështira për pjesët e tjera të paketës së sanksioneve, kryesisht për kohën e ndalimit të importeve të naftës ruse, propozimet që synojnë dhjetëra individë rusë janë më pak të diskutueshme. Nëse ata kalojnë, të përfshirët do të përballen me ndalimin e hyrjes në BE si dhe ngrirjen e aseteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts