Erdogan akuzon Greqinë për trajtim çnjerëzor të emigrantëve: Nuk gjejnë zgjidhje për krizën, por i mbyllim në ‘kampe përqendrimi’

erdogan akuzon greqine per trajtim cnjerezor te emigranteve nuk gjejne zgjidhje per krizen por i mbyllim ne kampe perqendrimi
erdogan akuzon greqine per trajtim cnjerezor te emigranteve nuk gjejne zgjidhje per krizen por i mbyllim ne kampe perqendrimi

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, gjatë një fjalimi të mbajtur në Konferencën e Drejtësisë Kushtetuese Botërore Islame ka folur edhe për krizën e emigrantëve.

Ergodan nuk ka ngurruar të sulmojë sërish Greqinë duke e akuzuar këtë të fundit për trajtime barbare dhe çnjerëzore të emigrantëve që tentojnë të kalojnë kufirin.

Ndër të tjera i vlerësoi kampet në ishujt e Egjeut Lindor si kampe përqendrimi.

“Në vend që të gjenin një zgjidhje për krizën, ata i mbyllën emigrantët pas gardheve me tela me gjemba”, ka thënë më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts