Erdogan: BE synon shkëputjen nga Turqia

erdogan be synon shkeputjen nga turqia

[embedded content][embedded content]

15:49 16/09/2023

“Mund të ndajmë rrugët, nëse nevojitet”

Raporti më i fundit i Bashkimit Europian për Turqinë shihet nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan si përpjekje e Brukselit për t’u shkëputur nga UNIONI. Vetë Erdogan deklaroi se mund ta vlerësojë situatën në raport me Turqinë.

“Nëse doni të mësoni qartë dhe hapur vlerësimin tim, Bashkimi Evropian po bën përpjekje që të shkëputet nga Turqia. Gjatë kësaj periudhe kur Bashkimi Evropian po bën lëvizje për t’u shkëputur nga Turqia, ne do të bëjmë vlerësimet tona lidhur me këto zhvillime. Dhe pas këtyre vlerësimeve, ne mund të ndajmë rrugët me Bashkimin Evropian, nëse është e nevojshme”

Raporti, i miratuar nga Brukseli në fillim të kësaj jave, tha se procesi i pranimit të Turqisë me bllokun 27-anëtarësh nuk mund të rifillojë në rrethanat aktuale.

Turqia ka qenë një kandidat zyrtar për t’u bashkuar me BE për 24 vjet, por bisedimet e pranimit kanë ngecur vitet e fundit për shqetësimet e bllokut për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe respektimin e shtetit të së drejtës.

Tv Klan

erdogan be synon shkeputjen nga turqia

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts