Erdogan: Bisedimet me Putin dhe Zelensky po shkojnë në ‘drejtim pozitiv’

20:43 28/03/2022

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan thotë se telefonatat e ndara që ka bërë këto kohë me liderët e Ukrainës dhe Rusisë po shkojnë në një drejtim pozitiv.

Komentet i bëri gjatë një dalje televizive, pas një takimi që pati me kabinetin qeveritar këtë të hënë. Megjithatë kreu i shtetit turk nuk dha detaje të tjera.

Negociatorët nga të dyja palët pritet që të mbajnë bisedime dy ditore ballë për ballë në Stamboll. Negociatat pritet të nisin të martën.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës u shpreh se armëpushimi është ambicia kryesore, por se Presidenti Zelensky i ka bërë gjërat e qarta: “Njerëzit, toka dhe sovraniteti nuk janë në tavolinë”, tha Dmytro Kuleba./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.