Erdogan do të vizitojë SHBA më 9 maj, thotë zyrtari turk i sigurisë

erdogan do te vizitoje shba me 9 maj thote zyrtari turk i sigurise
erdogan do te vizitoje shba me 9 maj thote zyrtari turk i sigurise

Presidenti turk Tajip Erdogan do të vizitojë Shtetet e Bashkuara më 9 maj, tha sot një zyrtar turk i sigurisë, duke krijuar terrenin për vizitën e parë të presidentit turk në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës Biden.

Vizita në Uashington do të jetë e para e Erdogan që nga viti 2019, kur ai u takua me presidentin e atëhershëm Donald Trump, me të cilin kishte marrëdhënie të mira personale. Pasi Joe Biden u zgjodh në vitin 2020, Ankaraja kishte kërkuar një tjetër takim ballë për ballë.

Zyrtari nuk dha informacion shtesë rreth vizitës, por tha se shefi i inteligjencës turke MIT, Ibrahim Kalin do të takohet me anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA për bisedime mbi vizitën e planifikuar të Erdogan dhe çështje të tjera dypalëshe.

Dje, të enjten dhe sot, me delegacionin amerikan u takuan edhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe ministri i Mbrojtjes Yasan Guler. Nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga Uashingtoni apo ambasada e SHBA në Ankara për vizitën.

Analistët thonë se Biden dhe Erdogan ka të ngjarë të diskutojnë gjithashtu luftën Izrael-Hamas dhe gjithashtu bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, duke përfshirë blerjen e miratuar së fundmi nga Turqia të avionëve luftarakë amerikanë F-16.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts