Erdogan e Guterres vizitojnë Ukrainën

18:40 18/08/2022

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenskiy mirëpriti ditën e sotme në Lviv Presidentin Turk Rexhep Taip Erdogan, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në një vizitë të paralajmëruar.

Kjo ishte vizita e parë që Erdogan bëri në Ukrainë që prej nisjes së pushtimit rus atje, më 24 Shkurt të këtij viti. Mbështetja e Turqisëpër Ukrainën do të vijojë pasi vendet nënshkruan këtë të enjte një marrëveshje për rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar nga sulmi rus.

Në takimin që pati me Guterres më herët Zelenskiy u shpreh se Kombet e Bashkuara duhet garantojnë sigurinë e termocentralit bërthamor të Zaporizhias, i cili është në duar e forcave ruse.

Ndërkohë Rusia është shprehur se po mendon të mbyll termocentralin pasi u godit nga bombardimet ukrainase gjatë orëve të fundit. Kievi ka paralajmëruar më herët se diçka e tillë do të sillte një katastrofë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.