Erdogan godet në kokë të voglin | Video

20:00 05/09/2021

Fëmija preu shiritin e inaugurimit para kohe

Presidenti Rexhep Taip Erdogan mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së tunelit Salar-ha dhe projektin e transformimit urban të një lagjeje në qytetin Rize në rajonin e Detit të Zi.

Por vëmendjen nuk e morën premtimet për rimëkëmbje të Turqisë pas zjarreve dhe përmbytjeve, por një veprim që e ka vendosur kreun e shtetit turk në shënjestër të kritikave. Presidenti turk është bërë viral në rrjetet sociale pasi ai është filmuar duke goditur në kokë një djalë të vogël.

I vogli preu para kohe shiritin e inaugurimit dhe u dënua nga Erdogan pasi ajo ishte një punë që duhej kryer nga i pari i vendit. Fëmija është treguar më i shkathët dhe e ka prerë i pari.

Gjatë ceremonisë së prerjes së shiritit, komunikimi i Erdoganit me fëmijët e vegjël u bë një tema kryesore në mediat sociale. Veprimi i tij ka shkaktuar reagime të shumta.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.