Erdogan i propozon Putinit bisedime për traktate paqeje

15:51 06/03/2022

Presidenti rus refuzon: Ushtria ukrainase të shpërbëhet

Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan bën një tjetër përpjekje për të bindur Vladimir Putinin të ndalë sulmin në Ukrainë. Kreu i shtetit turk bisedoi në telefon paraditen e kësaj të Diele me shefin e Kremlinit.

Në deklaratën për shtyp të presidencës në Ankara thuhet se Erdoan i ofroi Putinit ndërmjetësim Ukrainën dhe perëndimin për nënshkrimin e marrëveshjeve. Presidenti turk kërkoi nga homologur rus, armëpushim të menjëhershëm në gjithë Ukrainë dhe hapjen e korridoreve humanitare për të larguar civilët nga zonat e rrezikuara dhe për të dërguar ndihma për njerëzit në nevoja urgjente.

Por shefi i Kremlinit nuk tërhiqet nga kushtet e tij për t’i dhënë fund sulmit. Putin ia bëri të qartë Erdoanit se lufta ndalet vetëm nëse ushtria ukrainase resht së luftuari. Demilitarizimi, largimi i qeverisë pro-perëndimore që Moska e konsideron naziste dhe nënshkrimi i një traktati për mosantarësimin e Ukrainës në NATO janë pikat nga të cilat Putini nuk heq dorë.

Vitet e fundit, Erdoan ka ruajtur marrëdhënie neutrale me Putinin, ndryshe nga aleatët e tjerë që kanë shfaqur qëndrime armiqësore. Por në luftën e Ukrainës, Erdoan u rendit qartë në krahun e Volodimir Zelenskit.

Të Shtunën, përpjekje për të ndalur Putinin bëri edhe kryeministri izraelit Naftali Benet, i cili udhëtoi drejt Moskës. Rezultatet megjithatë nuk ishin shumë të ndryshme.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts