Erdogan kërcënon Greqinë me refugjatët

11:28 12/11/2021

Presidenti turk: Po strehojmë rreth 5 milionë emigrantë, mund t’i hapim portat

Në krah të Kryeministrit hungarez Viktor Orban, Presidenti turk Erdogan kërcënoi Greqinë se do të hapë portat për refugjatët. Shkak është bërë deklarata e kryeministrit grek Mitsotakis sipas të cilit burimi i emigracionit është Turqia.

Nuk mund të flitet kështu me një vend që po strehon rreth 5 milionë refugjatë. Të thuash që problemi i refugjatëve e ka burimin në Turqi është mosmirënjohje. Nëse ne do të hapim dyert, nuk e di se cfarë do të bëjë Greqia. Është Greqia ajo që ka vrarë shumë refugjatë duke i mbytur në det. Këtë e kemi me fakte. Më vjen keq që Mitsotakis dhe lloji i tij po kalojnë pushtet me gënjeshtra. Ngaqë këta nuk janë të drejtë, nuk ka siguri në rajon. Me fjalë Greqia mund të bind botën, por Turqinë nuk e mashtron dot.

Në konferencën e përbashkët për gazetarët, Orban i bëri thirrje BE që t’i përmbahet marrëveshjes për refugjatët.

Nëse unioni nuk siguron kufijtë e tij, Bashkimi Europian do të shpërbëhet.Turqia ka një rol kryesor për të ndaluar situatën nme refugjatët. Mendoj se BE duhet të vijojë mbështetjen financiare për Turqinë. Paratë nuk duhet të jepen me pjesë, por njëherazi.

Temë e diskutimit mes Erdogan dhe Orban ishte edhe kriza energjetike për të cilën u ra dakord që dy vendet të rrisin bashkëpunimin për të përballuar situatën.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *