Erdogan kërkon pushtet edhe jashtë vendit? Presidenti turk krijon parti në Gjermani dhe fton miliona njerëz t’i bashkohen

erdogan kerkon pushtet edhe jashte vendit presidenti turk krijon parti ne gjermani dhe fton miliona njerez ti bashkohen

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka krijuar një parti politike për “personat me rrënjë të huaja” në Gjermani që “do të qëndrojë kundër racizmit anti-musliman”.

Erdogan njoftoi se Aleanca Demokratike për Diversitet dhe Zgjim (DAVA), e cila u krijua zyrtarisht më 7 janar, do të marrë pjesë në zgjedhjet evropiane që do të mbahen në qershor të këtij viti.

Partia, e cila është një degë e partisë së vetë udhëheqësit në Turqi, AKP, ka nxitur reagime dhe shqetësime të menjëhershme nga partitë e tjera në Gjermani.

Cem Özdemir, ministri gjerman i Bujqësis, i cili ka një prejardhje turke shkroi në X: ‘Një degë e Erdoganit që kandidon për zgjedhje këtu është gjëja e fundit që na duhet.’

Ndërsa Jens Spahn, nënkryetari i partisë më të madhe opozitare konservatore (CDU), gjithashtu shkroi në X: ‘Një degëzim Erdogan-AKP në Gjermani do të ishte një tjetër parti ekstreme në vend.’

Krijimi i partisë nga Erdogan pasi ligji u ndryshua muajin e kaluar që bëri të mundur që ata që jetojnë jashtë BE-së të kenë shtetësi të dyfishtë në Gjermani, gjë që ka potencialin t’u japë të drejtën e votës 1.5 milionë turqve që jetojnë në Gjermani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts