
17:01 10/07/2023
“Më parë, duhet të lejohet anëtaresimi i Turqisë në BE”
Në prag të samitit dy ditor të NATO-s që nis të Martën në Vilnius, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kushtëzoi papritur mbështetjen për anëtarësimin e Suedisë, me anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Europian.
“Fillimisht hapini rrugën Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, që ne të hapim rrugën për Suedinë, siç bëmë me Finlandën. Këtë ia kam shprehur edhe presidentit Biden”, tha Erdogan.
Që Suedia të anëtarësohet në NATO duhet mbështetje unanime nga të gjithë aleatët, por këtë nuk e ka dhënë vetëm Turqia kërkon që Stokholmi të reshtë së përkrahuri organizatat kurde.
Në një telefonatë me homologun turk para nisjes së turit në Europë ku do të jetë i pranishëm edhe në samitin e NATO-s, presidenti amerikan i bëri thirrje të lejojë sa më shpejt të miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Por shefi i Shtëpisë së Bardhë shprehu qartazi qëndrimin kundër anëtarësimit të shpejt të Ukrainës në aleancën veri-atlantike. Duke iu përgjigjur thirrjes së presidentit të Lituanisë, vendit organizator të këtij samiti, Biden tha se për anëtarësimin e Ukrainës nuk mund të flitet pa mbaruar lufta.
Biden nisi këtë të Hënë, turin e tij në Europë me vizitën në Londër dhe pas pranisë në ditën e dytë të samitit të Vilniusit, do të vizitojë edhe Finlandën, vendin më të ri anëtar të NATO-s.
Tv Klan
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al