Erdogan miraton protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO

erdogan miraton protokollin e anetaresimit te suedise ne nato

[embedded content][embedded content]

22:59 23/10/2023

Deri në anëtarësimin e plotë, pritet ratifikimi nga parlamenti dhe miratimi i Hungarisë

Presidenti turk Tajip Erdogan miratoi protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO të Hënën dhe ja dërgoi parlamentit për ratifikim, një veprim i shumëmirëpritur nga Stokholmi dhe aleatët.

Që nga rihapja e parlamentit, zyrtarët turq kanë thënë vazhdimisht se Stokholmi duhet të ndërmarrë hapa më konkretë për të shtypur militantët e paligjshëm të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) përpara se të ratifikohet anëtarësimi në NATO.

Kryeministri i Suedisë Ulf Kristersson e përshëndeti veprimin e Erdoganit. “Tani mbetet që parlamenti të merret me këtë çështje,” tha Kristersson.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se po pret një “votim të shpejtë” në parlamentin turk dhe për të mirëpritur Suedinë “shumë shpejt” si aleate. Në një shënim për anëtarët e NATO-s në takimin e tyre të ardhshëm të ministrave të Jashtëm më 28 dhe 29 Nëntor, Stoltenberg ngriti mundësinë që Suedia të ftohet.

Parlamenti i Hungarisë do të duhet gjithashtu të ratifikojë kërkesën e Suedisë për NATO-n përpara se ajo të bëhet anëtare. “Hungaria ka thënë disa herë se nuk dëshiron të jetë e fundit në këtë proces”, tha ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom për agjencinë suedeze të lajmeve TT.

Turqia, megjithatë, nuk ka caktuar një afat kohor për ratifikimin. Projektligji do të futet në rendin e ditës të komisionit të punëve të jashtme të parlamentit, i cili do të duhet ta miratojë përpara se të dërgohet në asamblenë e përgjithshme për ratifikim.

Partia AK e Erdoganit, së bashku me partnerët e saj nacionalistë dhe islamikë, ka 322 nga 600 vendet në parlament. Partia kryesore e opozitës, Partia Popullore Republikane (CHP) ka shprehur më parë mbështetje për anëtarësimin e Suedisë.

Turqia, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s, ka kërkuar prej kohësh miratimin e Kongresit të SHBA-së për shitjen e avionëve F-16 prej me vlerë 20 miliardë Dollarë. Erdogan e ka lidhur më parë anëtarësimin e Suedisë në NATO me mbështetjen e SHBA-së për kërkesën e tij për avionët.

Klan News




erdogan miraton protokollin e anetaresimit te suedise ne nato

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts