Erdogan njofton nisjen e ndërtimit të “Kanal Istanbul”

22:45 31/05/2021

Presidenti turk Erdogan dha datën se kur do të hidhen themelet e projektit të ri.

“Me ndihmën e Zotit në fund të qershorit do të hedhim themelet e Kanal Istanbul’, është shprehur ai i vetëdijshëm për kundërshtitë.

“E di që ka njerëz që shqetësohen. Do të ketë. Le të shtohen. Në Stamboll do të ketë 6 ura. Me kanal Istanbul ne fitojmë dy qytete dhe Stambolli do të ketë një bukuri të rrallë”, ka shtuar më tej Erdogani.

Por ky projekt kundërshtohet ashpër nga kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem Imamollu.

“Ne e dimë se ky kanal është si një hanxhar për Stambollit. Ndaj do të jemi kundër derisa mos të realizohet. Jo vetëm banorët e Stambollit, por të gjithë qytetarët e këtij vendi duhet ta mbrojnë qytetin”, është shprehur kryetari i bashkisë.

Kanal Istanbul është një projekt i Erdogan që prej vitit 2011. 6 vite më vonë ai e prezantoi për publikun dhe parashikohet që ai të lidhë detin e Zi me detin Marmara. Kanal Istanbul do të jetë paralel me ngushticën e Bosforit dhe qëllimi kryesor është reduktimi i trafikut në metropolin turk. Por sipas ambientalistëve projekti prek jetën në dy detet si dhe një peizazh me pyje.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *