Erdogan së shpejti në Ukrainë, tensionet mes Moskës dhe Kievit fokus i vizitës

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, do të vizitojë këtë të enjte Ukrainën. Gjatë kësaj vizite Erdogan gjithashtu do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky duke synuar uljen e tensioneve mes Kievit dhe Rusisë.

Ankaraja njihet për marrëdhënie të mira me Kievin dhe Moskën, por kundërshton politikën ruse në Siri dhe në Libi  dhe aneksimin e Krimesë në 2014.

Edhe pse ka bashkëpunuar me Rusinë për çështjet e mbrojtjes dhe energjisë, Ankaraja i ka shitur gjithashtu Ukrainës dronë të sofistifikuar, duke zemëruar në këtë mënyrë Moskën.

Zyratri turk, më tej ka shpjeguar se Erdogan me vizitën e tij do t’i përcjellë mesazhe Zelenskit për ruajtjen e paqes dhe për përshkallëzim të konfliktit.

“Ne presim që bisedimet të jenë efektive në uljen e tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës,” tha më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.