Erdogan takim me Putin për bisedimet e paqes

15:14 11/10/2022

Turqia ka kërkuar të presë homologet perëndimorë dhe ruse për të ndërmjetësuar për paqe me Ukrainën

Presidenti Vladimir Putin do të takohet me homologun turk Tajip Erdogan në 12 Tetor për të diskutuar  propozimin e Turqisë për të pritur bisedimet midis Rusisë dhe Perëndimit për Ukrainën.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një deklaratë u shpreh se Rusia nuk kishte marrë asnjë sinjal rreth perspektivës së negociatave me Perëndimin në Turqi, por nuk përjashtoi që Putini mund ta diskutonte këtë me Erdogan.

Takimi midis Putin dhe Erdogan do të zhvillohet në një samiti rajonal që do të mbahet në Astana të Kazakistanit. Kreu i Turqisë ende shpreson që mund të bëjë bashkë Putinin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në bisedime të paqes. Turqia insiston se bisedimet janë thelbësore dhe gjasat që ato të mbahen janë reale.

Tensionet midis Perëndimit dhe Rusisë për pushtimin e saj shtatë-mujor të Ukrainës janë ende në rritje, me Moskën duke nisur sulmet me raketa anembanë Ukrainës në përgjigje të shpërthimit të urës së Kerçit që lidh  Rusinë me Krimenë.

Turqia, e cila ka marrëdhënie të ngushta me Moskën dhe Kievin, është parë si një ndërmjetës i mundshëm në konflikt dhe në korrik ndihmoi ndërmjetësimin e një marrëveshjeje për eksportin e grurit ukrainas të bllokuar në portet e Detit të Zi.

Erdogan i ka kërkuar Putinit të ulë tensionet dhe në shtator i bëri thirrje Moskës që t’i japë negociatave të paqes.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com