Erdogan takim zyrtar në Rusi, ja temat që priten të diskutohen me Presidentin Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do ta presë të mërkurën homologun e tij turk, Rexhep Erdogan, në takimin e parë mes tyre pas 18 muajve.

Në takimin që do të mbahet në qytetin Sochi, që shtrihet buzë Detit të Zi, jo shumë larg Turqisë, pritet të diskutohet për shumë problematika.

Përpos konflikteve në Siri e Libi, Putini e Erdogani pritet të diskutojnë për Kaukazin e Jugut dhe Ukrainën, zgjerimin e eksportit të gazit rus dhe blerjen e mundshme të grupit të dytë sistemit raketor, S-400, nga Turqia, pavarësisht ankesave të Shteteve të Bashkuara.

Në Siri, Ankaraja dhe Moska janë palë të kundërta të konfliktit, ndonëse janë koordinuar dhe kanë bashkëpunuar për këtë çështje vjetëve të fundit. Erdogani pritet t’i kërkojë Putinit që ta respektojë armëpushimin e arritur vitin e kaluar për të mos u sulmuar rebelët e përkrahur nga Turqia.

Udhëheqësit pritet të diskutojnë edhe për Nagorno-Karabakun, për të cilin Armenia dhe Azerbajxhani zhvilluan një luftë të shkurtër në vjeshtën e vitit të kaluar, në përpjekje për ta ringjallur diplomacinë në Kaukazin Jugor.

Në Agjendë pritet të jetë edhe Ukraina. Turqia e cilëson të paligjshëm aneksimin e Krimesë nga Rusia, por nuk është bërë pjesë e sanksioneve të Perëndimit kundër Moskës. Në anën tjetër, Rusia është e shqetësuar me rritjen e bashkëpunimit mes Turqisë e Ukrainës në fushën e mbrojtjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *