
17:40 25/05/2023
Kiliçdaroglu nënshkruan marrëveshje me partinë kundër emigrantëve
Turqia është nën ethet e zgjedhjeve parlamentare të së dielës. Dy kandidatët në balotazhin presidencial, Rexhep Taip Erdoan që zynon rizgjedhjen dhe Kemal Këllëçdarollu që synon të përmbysë dominimin e tij politik 20-vjeçar po bëjnë çmos të zgjerojnë mbështetjen e tyre.
Në një fjalim në Ankara, kreu i shtetit turk u bëri thirrje qytetarëve të mos votojnë opozitën, që sipas tij merr udhëzime nga terroristët. Erdoan është i bindur se populli turk do të mbrojë lirinë e vendit më 28 Maj përballë përpjekjeve nga jashtë për ta nënshtruar.
Teksa mund të duket sikur Erdoan siguroi mbështetjen e kandidatit ultranacionalist Sinan Oan që u rendit i treti në zgjedhjet e 14 Majit, është e pasigurtë nëse 5% i votuesve të raundit të parë që mbështetën atë, kanë të gjithë simpati për Erdoanin.
Rivali i opozitës, Kemal Këllëçdarollu mori mbështetjen nga Partia e Fitores, me program kundër emigrantëve që drejtohet nga Ymit Ozda. Partia e tij doli nga koalicioni i paraardhësve, që mbështeti Sinan Oanin më 14 Maj. Në raundin e parë, Erdoan u rendit i pari me epërsi prej më pak se 5% ndaj Këllëçdarollusë.
Tv Klan
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al