Erdogan: Turqia synon të ruajë sigurinë e Aeroportit të Kabulit

13:40 19/08/2021

Presidenti Taip Erdogan ka deklaruar se Turqia synon të ruajë sigurinë në aeroportin e Kabulit, pasi luftëtarët talibanë morën kontrollin mbi kryeqytetin e Afganistanit.

Pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara ne po synojmë të kontribuojmë në sigurinë e këtij vendi duke ruajtur sigurinë në aeroport. Ne ende po e synojmë atë. Prania ushtarake e Turqisë në Afganistan do të forcojë dorën e qeverisë së re dhe do t’i bëjë gjërat më të lehta për ta në arenën ndërkombëtare. Gjithçka ka të bëjë me arritjen e një mirëkuptimi me autoritetet afgane “.

Erdogan deklaroi gjithashtu gjatë   një intervistë televizive se është  i hapur për bashkëpunim me talibanët islamikë.

Burimet turke bëjnë me dije se Turqia do t’i ofrojë talibanëve siguri dhe ndihmë teknike në aeroport. Për sigurinë e aeroportit të Kabulit, ai tha se Turqia po bën planet e saj sipas realiteteve të reja që dalin në terren dhe vazhdon negociatat në përputhje me rrethanat.

Presidenti Erdogan ka deklaruar se i mirëpret ato që ai i quajti deklaratat e moderuara të bëra nga udhëheqësit talibanë. Prioriteti i Turqisë është të sigurojë paqen dhe sigurinë e turqve në Afganistan dhe shtoi se 552 shtetas turq janë evakuuar deri më tani nga vendi.

Ndërkohë deri në fundjavë priten bisedime mes Erdogan  kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *