Erdogan vizitë dy-ditore në Katar: Prioritet, rritja e bashkëpunimit midis dy aleatëve

Presidenti turk Rexhep Taji Erdogan do të zhvillojë një vizitë dy-ditore në Katar, me synimin rritjen e bashkëpunimit midis dy aleatëve.

Erdogan dhe Emiri i Katarit Sheik Tamim bin Hamad Al Thani ,do të kryesojnë takimin e 7-të të Komitetit të Lartë Strategjik Katar-Turqi.

Një delegacion turk i ministrave dhe drejtuesve të biznesit do të takohen gjithashtu me homologët e Katarit.

Ambasadori i Turqisë në Katar, Mustafa Goksu, tha për mediat e huaja se samiti do të përfshijë nënshkrimin e marrëveshjeve në një sërë fushash si kultura, tregtia, investimet, sporti, shëndeti dhe çështjet fetare.

Ndërkohë të dy vendet kanë nënshkruar tashmë dhjetëra marrëveshje që nga takimi i parë i Komitetit të Lartë Strategjik në 2015.

Tregtia midis Dohas dhe Ankarasë pritet të rritet këtë vit krahasuar me të kaluarën, tha Goksu.

Mijëra ushtarë turq janë të vendosur në Doha në bazën e vetme ushtarake të Turqisë në rajonin e Gjirit.

Ndërkohë disa qindra trupa të Katarit dhe 36 avionë luftarakë pritet të vendosen përkohësisht në Turqi, pjesë e një përpjekjeje për të përmirësuar trajnimin e forcave ajrore të Dohas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *