Erdogan zotohet për uljen e inflacionit

08:55 20/12/2021

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se në të kaluarën ka arritur që ta ulë inflacionin për rreth 4 për qind dhe se këtë gjë do të arrijë ta bëjë sërish, teksa çmimet vjetore janë rritur për 21 për qind, për shkak të politikave agresive të Erdoganit, që kanë çuar në rënien e vlerës së lirës.

Erdogani tha se politika e re, e bazuar nĂ« nivele tĂ« ulĂ«ta tĂ« interesit, ishte pjsĂ« e “luftĂ«s sĂ« suksesshme pĂ«r pavarĂ«si ekonomike”, por shumica e ekonomistĂ«ve kanĂ« thĂ«nĂ« se kĂ«to politika janĂ« tĂ« gabuara dhe parashikojnĂ« se inflacioni do tĂ« shkojĂ« pĂ«rtej shifrĂ«s prej 30 pĂ«r qind gjatĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m.

Të premten, monedha kombëtare turke, lira arriti rekordin më të ulët kundrejt dollarit amerikan. Gjatë këtij viti, lira ka humbur rreth 55 për qind të vlerës së saj, përfshirë 37 për qind të vlerës e ka humbur vetëm gjatë 30 ditëve të fundit.

Të dielën, më 19 dhjetor, Erdogani përsëriti qëndrimin e tij se normat e interesit shkaktojnë inflacion, duke shtuar se ai nuk të lejojë që turqit të shkatërrohen si pasojë e normave të larta të kredive.

“HerĂ«t ose vonĂ«, siç e kemi ulur inflacionin pĂ«r 4 pĂ«r qind kur unĂ« erdha nĂ« pushtet, do ta ulim sĂ«rish”, tha Erdogan.

“Do Zoti, sĂ« shpejti inflacioni do tĂ« filloi tĂ« bie”, shtoi ai.

Më 2011, inflacioni kishte rënë për rreth 4 për qind, përpara se të fillonte të rritej gradualisht nga viti 2017. Në nëntor të këtij viti, inflacioni u rrit nga 3.5 në 21.3 për qind.

Më 16 dhjetor, Erdogani njoftoi se do të rrisë pagën minimale për 50 për qind. Kjo lëvizje pritet që të rrisë inflacionin e përgjithshëm të çmimeve të konsumit me 3.5 deri në 10 pikë të përqindjes.

Shumë qytetarë në Turqi kanë thënë se rritja e pagave nuk do të mjaftojë, pasi çmimet e jetesës janë rritur shumë.

Për shkak të presionit nga Erdogani, Banka Qendrore ka ulur normat e interesit që prej muajit shtator. Erdogani ka argumentuar se ky model do të rrisë eksportet, do të nxisë punësimet, investimet dhe rritjen ekonomike./REL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.