Erëra të forta dhe shi/ Stuhia ‘Ciaran’ godet Evropën perëndimore, 9 viktima mes tyre një fëmijë

Stuhia ‘Ciaran’ prej 2 ditësh ka goditur Evropën Perëndimore. Sipas meteorologëve kjo stuhi u formua pas përplasjes së masave të ajrit të ftohta dhe të ngrohtë në Atlantikun perëndimor.

Cikloni po përhapet në pjesën më të madhe të Evropës ku erërat kanë arritur deri në 120 kilometra në orë dhe rrebeshe të forta shiu.

Kontrasti midis masave ajrore të ngrohta dhe të ftohta shkakton paqëndrueshmëri atmosferike.

Nga kjo stuhi kanë humbur jetën 9 persona, ndërsa autoritetet janë detyruar të mbyllin shkollat, aeroportet dhe shërbimet e trenave.

Sipas mediave të huaja, një shofer kamioni humbi jetën kur një pemë ra mbi të në Francë, ndërsa një vdekje e dytë u raportua në Le Havre.

Në Francë, 1.2 milionë familje mbetën pa energji elektrike. Rënia e pemëve shkaktoi gjithashtu vdekjen e një gruaje në kryeqytetin spanjoll Madrid dhe një tjetër në jug të Holandës.

Dy persona humbën jetën në qytetin belg të Gentit, një 5-vjeçare dhe një grua 64-vjeçare gjermane që vizitonin vendin. Të dyja vdekjet u shkaktuan nga rënia e degëve. Po ashtu edhe në Itali nga kjo stuhi kanë humbur jetën 3 persona në rajonin e Toskanës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts