Interi dhe Milani kanë bërë një start fantastik në këtë fillim sezoni duke grumbulluar 6 pikë në 2 ndeshje të luajtura.
Ditën e sotme, dy skuadra e Milanos kanë bërë publike listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e skuadrës në Champions ku ka pasur jo pak surpriza.
Zikaltrit kanë lënë jashtë Kristian Eriksen i cili duhet të riaftësohet për disa muaj para se të vendosë për të ardhmen e tij. Jashtë është lënë dhe sulmuesi i Primaverës, Satriano që shkëlqeu në miqësoret e zikaltërve këtë verë.
Ndërsa në kampin tjetër, Pioli ka vendosur të lërë jashtë Samu Kastijehon dhe Andera Kontin nga sezoni i kaluar, dhe afrimin e ri të verës Pietro Pelegrin.
INTER
Portier: Handanoviç, Radu, Kordaz
Mbrojtës: Shkrinjar, De Vraj, Bastoni, D’Ambrosio, Darmian, Dimarko, Dumfrajs, Kolarov, Ranokia
Mesfushorë: Barela, Brozoviç, Vidal, Çalhanoglu, Perisiç, Sensi, Gagliardini, Vesino
Sulmues: Lautaro Martinez, Xheko, Korrea, Sançez
MILAN
Portier: Tatarushanu, Menja, Plizari, Desplanshe, Jungdal.
Mbrojtës: Kalabria, Balo Ture, Romanjoli, Hernandez, Kalulu, Tomori, Kjer, Florenzi, , Gabia, Stanga.
Mesfushorë: Benaser, Tonali, Brahim Diaz, Kruniç, Salemakers, Di Gesu, Kesi, Roboto, Bakajoko, Mesias
Sulmues: Zhiru, Ibrahimoviç, Leao, Maldini, Rebiç, Kapone
PANORAMSPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al