Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, Ervin Salianji, zhvilloi sot takime me fermerët.
Salianji tha se nafta u përdor nga qeveria Rama vetëm si instrument mashtrimi gjatë fushatës, ndërkohë që taksa e tokës rritet çdo vit.
Salianji theksoi se prodhimet në shumicën e rasteve hidhen në kanale ose shiten nën kosto, ndërsa u zotua se do të bëhet gjithçka për ti shkurtuar ditët kësaj qeverie!
MESAZHI I SALIANJIT
Me fermerët!
Qeveria ju është bërë barrë fermerëve, në bashkëpunim me kartelet ka rritur çmimin e farave, plehrave kimikë dhe pesticideve. Naftën e përdorën vetëm si instrument mashtrimi gjatë fushatës, taksën e tokës e rrisin çdo vit.
Prodhimet në shumicën e rasteve hidhen në kanale ose shiten me çmim në kosto. Qeveria dhe perfaqësuesit e saj as nuk duken pas zgjedhjeve!
Gjithçka për ti shkurtuar ditët kësaj qeverie!
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al