“Është e nevojshme që Rusia të formojë marrëdhënie partneriteti me anëtarët e NATO-s”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se është e nevojshme që Rusia të formojë marrëdhënie partneriteti me vendet anëtare të NATO-s.

Në një deklaratë në programin “Moskë. Kremlin. Putin” të transmetuar në televizionin shtetëror Rossiya-1, Peskov tha se Rusia mund të ulet dhe të bisedojë me NATO-n. “Sepse vetëm në dialog ju mund t‘ia përcillni saktë palës tjetër shqetësimet tuaja”, shtoi Peskov.

Ai theksoi se pavarësisht iniciativave për rifillimin e marrëdhënieve, atyre u është imponuar një axhendë me “ultimatum” dhe se këto veprime të palës përballë e bëjnë të pamundur dialogun.

Peskov mbrojti idenë e tij se Aleanca nuk fokusohet në funksione të tjera përveç veprimeve konfliktuoze dhe se këto iniciativa prishin stabilitetin në kontinent. Më tej ai njoftoi se pavarësisht kësaj Rusia ruan interesin e saj për të formuar marrëdhënie konstruktive me NATO-n.

Pasi rikujtoi se Turqia është një vend anëtar i NATO-s, Peskov tha se “Marrëdhëniet tona me Turqinë janë një shembull se mund të formojmë dhe është e nevojshme të formojmë marrëdhënie partneriteti madje edhe me anëtarët e NATO-s”.

“Në të njëjtën kohë, kjo marrëdhënie është provë se në bllokun me në krye SHBA-në, shtetet anëtare të NATO-s mund të ruajnë sovranitetin e tyre dhe mund të marrin një pozicion të përgjegjshëm në çështjen e sigurisë rajonale”, potencoi Peskov.

“Në kuadër të kësaj marrëdhëniet me Turqinë janë shumë të rëndësishme dhe për më tepër këto marrëdhënie sigurojnë stabilitet për rajonin tonë”, tha ai.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *