
Kur kanë kaluar vetëm pak orë pas arrestimit të ish-kryetarit të bashkisë Durrës Vangjush Dako, avokati i tij Petrit Ismaili ka dhënë një deklaratë për mediat.
Ai ka zbuluar se ka qenë vetë ai që ka vënë në dijeni Dakon për ekzistencën e një urdhër-arresti, ndërsa më tej kanë vënë në dijeni autoritetet për vendndodhje e Dakos, i cili në atë ishte në Tiranë.
“Në momentin e arrestimit jam unë që kam njoftuar Dr e Policisë pas lajmit nga mediat, për vendndodhjen e Dakos. Dako ka qenë në Tiranë. Kur pamë që ka një masë sigurimi kemi njoftuar autoritetet që kanë ardhur dhe kanë zbaruar urdhrin, në kushtet e vetëdorëzimit.
[embedded content]
Ka qenë në kontakt me SPAK ka dhënë të gjitha detajet e nevojshme. Është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë.
Dako nuk ka pasur probleme shëndetësore, pjesa emocionale dhe stresi janë prezentë por nuk ka probleme të tjera shëndetësore”, ka thënë ai.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al