“Është koha e artë kur krijoja shumë”, Mihallaq Andrea rrëfen jetën artistike në “Gëzuar me ju”

eshte koha e arte kur krijoja shume mihallaq andrea rrefen jeten artistike ne gezuar me ju
eshte koha e arte kur krijoja shume mihallaq andrea rrefen jeten artistike ne gezuar me ju

TIRANE

Në këtë 31 dhjetor, në televizionin News24 nisi rrugëtimin e tij programi “Gëzuar me ju”. Një program nga moderatorja Ola Bruko dhe vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti, të cilët më herët i kemi parë së bashku në ekranin e News24 për tre sezone me programin e suksesshëm “Dola te Ola”.

“Gëzuar me ju”, një program me shumë të ftuar, për të ndarë me publikun biseda, kujtime, eksperienca të ndryshme dhe sigurisht shumë prej tyre të lidhura me të ftuarin kryesor të mbrëmjes, që në mbrëmjen e 31 dhjetorit ishte kantautori i njohur Mihallaq Andrea.

Teksa performoi disa prej këngëve të tij më të bukura, ai ndau me të ftuarit dhe teleshikuesit kujtime në lidhje me historinë e krijimit të këngëve të tij. Disa prej tyre të realizuara përpara se Mihallaq Andrea të aksidentohej, periudhë të cilën ai e cilësoi si të artë. “Ishte koha e artë, krijoja shumë”, tha ai dhe shtoi se kjo vazhdoi deri sa atij iu ndalua e drejta artistike për shkak se vëllai i tij shkoi me studime në Gjermani, madje të atin ia hoqën nga puna si drejtor ndërmarrje.

Përveç poezisë, Mihallaq Andrea ka shkruar edhe 3 romane, ndërkohë që po bën gati romanin e katërt. “Fakti që poezia s’po më shijonte aq shumë, kam shkruar romanin tim të parë. Shikoja që fëmijët e mi nuk i njihnin vuajtjet e diktaturës dhe fillova të shkruaja”, tha ai, teksa shtoi se pasi bëri romanin e parë, i pëlqeu dhe shkroi edhe të tjerët.

Një moment i bukur në studio ishte kur në studio u shfaq me anë të një lidhjeje direkte nga Greqia vëllai i Mihallaq Andreas, Dhimitri Andrea, i cili tregoi marrëdhënien me të vëllanë, duke dhuruar emocione shumë të bukura.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts