“Është mbështetësi im më i madh”/ E lidhur prej 1 viti me djalin e saj, modelja rrëfen prezantimin e parë me Jozefina Topallin

Moderatorja sportive, Cindy Marina edhe pse ka pranuar për herë të parë publikisht se është në një lidhje me djalin e politikanes, Jozefina Topalli, Genar Topalli ata janë treguar shumë të rezervuar për jetën e tyre private.

Por mbrëmjen e së premtes gjatë intervistës Cindy ndau për herë të parë detaje nga lidhja e shumëpërfolur me Genarin.

Cindy Marina Genar Topalli 16

Ester Bylyku: Jeni bashkë prej një viti, a janë bërë gjërat familjare? Pra a je takuar ti me familjen e tij dhe ai me tënden?

Cindy Marina: Po, jemi prezantuar.

Ester Bylyku: Si ka qenë reagimi i parë i nënës së Genarit (Jozefina Topallit), kur të takoi?

Cindy Marina: Nuk dua të flas shumë për këtë temë, më mirë po ha specin djegës që të shpëtoj nga kjo pyetje (qesh).

Ester Bylyku: Pse reagoi keq Jozefina?

Cindy Marina: Jo, reagoi shumë mirë.

Ester Bylyku: Ti je shumë e bukur, dhe udhëton shpesh jashtë vendit, sa xheloz është Genari?

Cindy Marina: Ndoshta njerëzit nuk e besojnë por ai nuk është fare xheloz, përkundrazi ai është mbështetësi im më i madh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com